| 
Qisha e Shën Mërisë së Kostantinopollit e stisur te shekulli XVII ka formën e kryqit grek dhe njëherë kish tri navata me kolona me bazën rrethore dhe tri dyer. Sot qisha, ka vet një navatë qendrore, tek anet e së cilës duken, edhe nanì, të dy radhët e kolonavet dhe vet një derë. Ky adaptim qe i bërë me restaurimin e vitit 1882ka papás Achille Scura. Mbrënda qishës, autari me një formë katrore dhe me një baldakin i mbuluar me një kubé, tabernakulli dhe pagëzorja e bërë druri ka mjeshtra Valdostanëra te viti 1950 dhe dica ikona të bukura zbukuronjën dhe vlerësonjën qishën. Mbi murit ku është pagëzorja paraqeset ”Shpirti Shëjtë“. Kamarja e absidës, me një afresk të Shën Mërisë së Kostantinopollit, shenjtore e katundit, qe e pikturuar te viti 1954 ka mjeshtri Altomare. Ka pak mot, edhe, qielli i Qishës qe i ndrequr dhe i zbukuruar me ikonën e ”Zotit Krisht Pantokrator“ e bërë ka mjeshtri J. Droboniku. | Qisha e Shën Mërisë së Rruzarit |
Qisha e Shën Mërisë së Rruzarit e stisur, edhe kjo, te shekullit XVII, gjëndet afër Qishës së Madhe dhe është komunikuese me atë. Kjo qishë e vikërr, e kushtuar Virgjëreshës së Rruzarit, ka një portal guri të shërbyer me një basoriliev të Shën Mërisë çë zbukuron hyrjen. Qisha, çë sot nëng përdoret më, ka vet një navatë me absidën e zbukuruar me stuko dhe basorilieve çë vënë në kornizë një pikturë e Shën Mërisë së Rruzarit. Njëherë muret ishin e vlerzuara ka një hapërsirë druri madhështore për koristët, të përmbajtur ka një kornizë guri të shëbyer, e së cilës mund admirohen, edhe sot, mbeturinat e thronevet dhe e shpinëzavet. Të rëndësishëm janë edhe bustet dhe statujat druri të shënjtravet (shek. XVII) të skollës së Napulit të vluara te kjo Qishë. | Kapela e Shën Kollit
| Afër kroit të vjetër gjëndet, Kapela e Shën Kollit të shekullit XIII, vjen me thënë, një institucion fetar paraekzistues ardhjes së Arbëreshëvet, i pasigurt është, përkundrazi, ëmërimin. Në fact, nëng mund thuhet me siguri ndëse ëmëri “Shën Koll” pasqyron emërimin paraekzistues e feudit ku u le ose ndëse te ky vend Arbëreshët këllan kujtimin dhe dhivucjonën për Shëjtrat e tyre. Tek Kapela është edhe sot një kamare me një ikonë të zbërdhulet dhe të shpërfytyruar çë, e shehur ka ferrat në vetminë mistike, thot ndodhjat feudale dhe e palipisi e jetuara ka aq gjenerata të Arbëreshëve çë te ky vend çuan varrim, tue qëndruar pa historinë. Pëllasi i Kumënit Pëllasi i Kumënit qe i stisur te viti 1764 ka Salvatore Cumano si banimi i tij. I dogjur ka hordhitë e Kardinalit Ruffo te viti 1799, Pëllasi, qe i rindërtuar ka të nipërt e Salvatorit Cumano, Alessandro dhe Domenico Cumano, te viti 1855, si kujton pllaka mermeri e vënë në hyrjen e tij. Te viti 1908 Administrata e Bashkisë, çë ish ahirna, bjejti një anë të këtij Pëllasi, çë qe selia e Bashkisë njera te viti 1985. Mbi fasaden e parë e Pëllasit është, edhe, pllaka përkujtimore e Paskallit Skura, e vënë te viti 1911 për 50 vjetorin e njësimit të Mbretërisë së Italisë. Pllaka, e financuar ka Vakariciotët çë kishin vatë ndë Merkët, ka një mbishkrim i thënur ka Federico Verdinois. |
|
|