Gjuha

 

Historia

Gjuha Arbëreshe emëron një fazë të gjuhës shqipe së sjellë ka Mëmëdheu e ndikuar, në mënyrën të konsiderueshme, prej italishtes dhe dialekteve të saj gjatë bashkëjetesës pandërprerë së shumë shekujve. Është një formë të shqipes jugore, në veçanti, të dialektevet të emëruara “Toskë”, por, gjendja është shumë më e vështirë. Në fakt, Arbëreshët e Italisë, si është e qartë ka dhënat gjuhësore, historike dhe etnografike, erdhtin ka ana të ndryshme të Shqipërisë dhe të Greqisë, por, bënë në Itali dica njësi kompakte me prejardhje vet ka një vend ose ka një krahinë, vjen më thënë, të ngjashme ka një pikëpamje etno-dialektore. Pastaj, rrëziku i përbashkët lidhi elemente të ndryshme, gjindë çë kish ardhur jo vet ka Shqipëria dhe ka Greqia por edhe ka të tjerat ngulime në Itali. Gjuha Arbëreshe përfaqëson, për këtë, një fazë të dialektit Toskë të Mesjetës së vonë, me karakteristika të përbashkëta, fonetike, morfologjike, sintaksore, leksikore, ka një anë me arvanitjen e Greqisë, ka jetra anë me gjuhën e autorëvet të vjetër të Shqipërisë së Veriut (shek.XV dhe XVII), por mbi të gjitha, me gjuhën e Mesharit të Gjon Buzukut të vitit 1555. Në fundin e Mesjetës, periudhës para-letrare e gjuhës arbëreshe, sillen edhe prania e pakta e huazimeve ka gjuha turke. Duhet, edhe, të kemi parasysh se këto dialekte ishin të rrethuara ka ambienti roman dhe ky qe vendimtar në lidhjen me gjuhën arbëreshe, pse bashkimi, ose më mirë niveli i përzierjes gjuhësore, çë pat fillim me të parët ngulime, qe i ndryshëm në dialektet arbëreshe. Italishtja ndikoi, në fakt, strukturën morfologjike e gjuhës arbëreshe, tue qëndruar, sidoqoftë, arbërishtja dhe italishtja dy sisteme gjuhësore të ndara. Porse në dica të folme, elementi italian hyri në strukturën fonologjike dhe gramatikore tue ndihur varfërimin e elementit arbëresh.

 

E folmja e Vakaricit: dica karakteristika

1. Karakteristika të sistemit të bashkëtingëlloreve

a) Ndë vëmi re skemës së klasifikimi të të folmeve Arbëreshe të Italisë së bërë ka F. Solano (krh.: I dialetti Albanesi dell’Italia Meridionale. Appunti per una classificazione, Castrovillari 1979), shihet se në e folmen e Vakaricit “l” /?/ kalon në “j” /j/ kur ka përpara /b/, /p/ dhe /f/.

/pl/ ~ /pj/ p.sh.: plak ~ pjak
/bl/ ~ /bj/ p.sh.: blej ~ bjenj
/fl/ ~ /fj/ p.sh.: flas ~ fjas

Ky kalim nëng zhvillohet kur “l” /?/ ka përpara “v” /v/.

vlej ~ p.sh.: /v?ei/
vloj ~ p.sh.: /v?oi/

b) Njetër karakteristikë e kësaj të folme, në sistemin e bashkëtingëlloreve, është se “h” /h/ kalon në “gh” /?/, vjen me thënë zëshmimin e fonemës /h/ të sistemit fonologjik të shqipes dhe të të tjerave të folmeve arbëreshe. Ky zhvillim, sipas skemës së F. Solanit, është, edhe, në e folmet arbëreshe e Allimarrit, e Striharit, e Mbuzatit, e Shën Mitrit, e Maqit, e Shën Sofisë dhe e Fallkunarës.

2. Karakteristika të sistemit të zanoreve

a) E folmja e Vakaricit ndryshe ka të tjerat e folme të komunitetevet arbëreshe ka në vend të /?/, kur është e theksuar, fonemën /æ/:
është ~ es.: æsht
mëma ~ es.: mæma
zëmer ~ es.: zæmer

Fonema /?/ vlohet, por në dica kushte fonologjike, për shembull kur është përpara rrokjes së theksuar, es.: përkok, dërtonj, fërnonj.

b) Te kjo e folme, grupet zanore /ua/ dhe /ie/ monoftongohen.
buar ~ es.: bur
dielli ~ es.: dilli

 

 

 

Alfabeti arbëresh

Alfabeti arbëresh i së folmes së Vakaricit bazohet mbi skronjat e alfabetit latin-italian dhe ka 36 fonema. Është një alfabet fonetik, në fact, grafemët kanë e njëjtën vlerë të fonemëvet, sistematikisht, shqiptimi i tingujvet nëng ndërron, por është gjithëmonë i njëjtin tek gjithë kontekstet.

Alfabeto.pdf

 

Fjalë t’urta

 
Adhè sot Vakaric, pjeqt sa të mbësonjën gjë thon ca fjala t’urta dhe ca të thëna populore çë i thanë me grykë çëkur erdhtin në Itali. Ju jami ca shembuj:

 

Ai çë ndan ka më të miren pjesë
(A chi divide spetta la migliore parte)

 

Ai diell ç’i ngë ngrohen, mos maj t’dalt
(Quel sole che non riscalda giammai sorga)

 

Do të zër gjalprin me duart e tjerve
(Vuol acchiappare il serpente con le mani degli altri)

 

Ka taluri vjen kulluri, ka paneta vjen shëndeta
(Dal piatto caldo viene il colorito, dal riposo deriva la salute)

 

Kumbanja filaqia
(La cattiva compagnia porta alla galera)

 

Kur lisi bie, nganjë ngjoken një gaçat
(Quando la quercia cade ogniuno tira un colpo)

 

Kush shprishen gjëmba, ngë ka të ver xathur
(Chi semina spine, non vada a piedi scalzi)

 

I ndën doren e të marren gjithë krahun
(Offri la mano e prendono tutto il braccio)

 

Me një fjalë e mir, çan një gur
(Con la buona parola rompi un sasso)

 

Më par e masmi e prana e fjasmi
(Prima lo misuriamo e poi ci accordiamo)

 

Nga njerì helq prusht ka këmbet e tij
(Ogniuno tira la brace verso i propri piedi)

 

Viskotet ven ku ngë janë dëmb
(I biscotti vanno dove non sono i denti)

 

Bibliografi

Çabej E., Storia Linguistica e struttura dialettale dell’albanese d’Italia, Estratto da: I dialetti italo-albanesi, a cura di F. Altimari e L. M. Savoia, Bulzoni Editore, 1994

 

Hamp E. P., Il sistema fonologico della parlata di Vaccarizzo Albanese, Centro editoriale librario dell’Università della Calabria, Rende, 1993

 

Solano F., Manuale di Lingua Albanese, Edizioni Zjarri, Cosenza, 1988

 

Tocci S., Un studio morfologico e lessicale sulla parlata arbëreshe di Vaccarizzo Albanese, Tesi di Laurea in Lingue e Letterature Straniere e moderne, Università degli Studi della Calabria, Facoltà di Lettere e Filosofia, Anno Acc. 1991 – 1992

 

Bellusci A., Dizionario fraseologico degli albanesi d'Italia e di Grecia, Centro ricerche socio-culturali "G. K. Skanderbeg", Cosenza, 1989

 

 

 

 

Leterësia
 
Përhaje
Me ardhjen e Arbëreshëvet në Itali, në fund të shekullit XV dhe në fillim të shekullit XVI lehen shumë katunde të përhershme çë për pesë shekuj mbajtin identitetin etnik dhe ruajtin gjuhë, doke dhe zakone. Një pakicë ku gjuha e folur qe faktori i parë për jetësën dhe për mbrojtjen dhe kulturës së saj, me gjithë problemet sociale, fetare dhe juridike çë bashkëjetësa me popullsinë e vendit sillnej. Përkundrazi  gjendja historike dhe sociale e Arbëreshëvet, idealizimi i etnisë kombëtare dhe lavdërimi i kulturës popullore, qenë paradigmat ideale për letërsinë ç’ish’e lehej.
 
Të dhënat mbi traditat letrare arbëreshe
Letersia arbëreshe fillon me veprën e Lekës Matranga (1567 – 1619) “E mbsuame e Krështerë”, te viti 1592. Në shekujt XVII dhe XVIII, kultura e arbëreshvet identifikohet, në direktivat themelore, me kulturën klerikale e priftravet bixantinë të sjellë ka Mëmëdheu, dhe merr frymëzimin ka kultura popullore: kujtimin për Mëmdheun çë ndodhej nën osmanët dhe kujtimin e Skanderbegut. Po një poezi popullore për formën dhe fetare për frymëzimin çë ktehet në një gjini shumë të përhapur. Kjo fizionomi gjendet edhe në aktivitetin letrar e Nikolo Brankatit (1675 – 1741) ka Hora e Arbëreshëvet dhe të Nikolla Fijës ka Mezzojuso.
Në midis e shekullit XVIII, pas më se dy shëkujve çë kishin arritur në Itali, Arbëreshët kanë një identitet etnik dhe fetar i pasigurtë, shumë katunde birnjën ritin, gjhën dhe zakonet, dhe letersia arbëreshe arriten pikën e saj më të lartë vet me aktivitetin kulturor e kulexhit të Shën Benedhitit dhe të Seminarit të Palermo-s. Dy personalitetet e shekulit XVII, Jul Variboba ka Mbuzati, dhe NikollaKeta ka Kumtisa. I pari është autori i “Gjella e Shën Mërisë Viergjër” i dyti studiues i shquar të gjuhës, të kulturës dhe të historisë arbëreshe.
Midis fundit të shekullit XVIII dhe fillii të shekullit XIX, lëvizja iluministe ndikon shumë Arbëreshët, mbami mend veprimin e Frangjiskut Bulari dhe të Dumikut Bellushi, peshkopë të Kullexhit të Shën Drianit qendër liberale çë gjatë Risorxhimentos kundërshton finalitetet dhe frymën e institucionit. Napul terheq, në fact, vëmendjen e fuqitë më të mira dhe mendjet më të gjera të Arbërisë, si Paskall Bafi dhe Anxhelo Mashi, në Kalabri. Një rinovim kulturor dhe institucional çë sheh edhe pjesëmarrjen vepruese e Arbëreshëvet në levizjen e Risorxhimentos italian:
Paskall Skura, Domeniko Mauro, Axhesillao Milano, Atanasio Dramis, Frangjisk Crispi.
Në shekullin XIX letërsiaarbëreshe e shkruar del ka rrethi lokal me vera e Jeronim De Radës. Zgjimi kulturor dhe civil të Arbëreshëvet, pëvarësia e Mëmdheut, studimi i gjuhës dhe të kulturës popullore janë temat e këtij aktiviteti letrar ç’është baza e levizjes së Rilindjes. Afër De Radës shumë intelektuale, në Kalabri: Frangjisk Ndon Santori, Anxelo Basile, Zep Serembe, Vinçenx Dorsa, Bernard Bilota, Vinçenx Stratigo, Xhuzep Anxhelo Noçiti, Gustin Ribeku; në Sicilli: Gravil Dara i Ri, Zef Skiroi, Xhuzep Kamarda, Dhimitër Kamarda, Gaetano Petrota.
Me këta autorë letersia arbëreshe merr një nivel poetik shumë të lartë dhe, ndër të tjera, tue kujtuar kohë e kaluar, poetët do të zgjonjën zëmrën e Arbëreshëvet për të përditshëm dhe për kohën e ardhëshme. Kjo është e qartë në veprën e De Radës dhe të Skiro-s, po edhe të poetëvet bashkëkohorë si Vorea Ujko, Lluka Perrone etj.
Në vitin 1912, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë ka sundimi i turqëvet, rumbe ideali atdhetar ç’ia kish dhënë frymën gjithë letersisë arbëreshe dhe tensionin kulturor, çë njera ahirna, kish bashkuar intelektualët arbëreshë. Me hipjen në fuqi të fashizëmit, detyrat kulturore e Arbëreshëvet ulen, por lehen dy katedra universitare, në Palermo te viti 1932 dhe në Romë te viti 1939 çë bashkohen më atë të Napulit të themeluar te viti 1900. Midis autorëvet të kësaj periudhë mbami mend: Simeone Oraxio Capparelli, Gustin Xhordano Plaku, Aristide Manes, Savatore Braile etj. Pas Luftës Botërore së Dytë letersia arbëreshe dhe pakica gjuhësore e bashkësivet arbërishtfolëse lehen përsëri. Midis vitravet 1960 dhe 1970 lehen revista kulturore të reja, qarqe dhe shoqata, organizohen kuvende, kongrese dhe konference mbi problematica kulturore. Te viti 1972 tek Universiteti i Kosenxës krijohet Katedra e Gjuhës dhe të Letersisë Arbëreshe, dhe vet tek viti 1999 Parlamenti krijon Ligjin pë mbrojtjen e pakicavet gjuhësore historike. Poetë, shkrimtarë, shkrues, historianë, dhe gjuhëtarë pasuronjën panoramën e autorëvet dhe dëshmonjën jetësinë e letërsisë arbëreshe bashkëkohore.
 

Comune di Vaccarizzo Albanese Via Croinusevet, 2 tel/fax 0983 84001

P. Iva 01103860787

HTML 4.01 Valid CSS
Pagina caricata in : 0.69 secondi
Powered by Asmenet Calabria