 Vakarici qe i themeluar rreth vitit 1470, ka Arbëreshët çë erdhtinnë Itali pas vdekjes së heroit kombëtar G. K. Skanderberg (1468) dhe pas përparimit e Turqëvet në gadishullin e Ballkanit, tue themeluar, në pjesën veriore e Sillës greke, edhe, katundet e Shën Mitrit, e Maqit, e Mbuzatit, e Strigarit, e Shën Sofisë dhe e Spixanës. Te shekulli XVI vendi ku gjëndet sot katundi ish feud të Princave të Bizinjanës, Sanseverinët. Te shekulli XVII feudi shkoi ndër duart të Dukëvet Saluzzo-Doria të Kurlanës, dhe zgjërohej ka lumi ”Cino“ njera tek lumi ”Crati“, ka rehjet përsipër Vakaricit dhe Mbuzatit njera tek deti Jon. I pari ngulim gjëndej tek vendi ku sot ndodhen mbeturinat e ”Kapelës së Shën Kollit“ të shekullit XIII dhe prana tek vendi çë sot thërrihet ”Qisha e Shën Xhuzepës“, këtu, thuhe t se, Vakariciotët bashkë me banorët e Strigarit bënë një fshat të vetëm. Te viti 1509, të dy grupet u ndajtin tue dhanë origjinë katundevet të Vakaricit dhe të Strigarit. Qendra e sotme u zhvillua tundu tundu Qishës së Shën Mërisë së Kostantinopollit e stisur te viti 1669, kështu si të parët shpi murature. Në fact, këta grupe të Arbëreshëve u purdartin këtu, pas çë kishin n dënjur, për shumë mot, në kasolle degurinash çë digjëjin sa të mos të ishin regjistruar ka sistemi i taksave. Ashpërsia e feudalizmit u vendos në Vakaric ka tre Zotërinj: Zotëria e Princavet Sanseverinët, Zotëria e Abacisë së Shën Adrianit dhe, në fund, Zotëria e Salucëravet të Kurlanës, nën juridiksionin e së cilës, Vakaricit i takoi të shkonej periudhën e fundit e skllavërisë, njera lindjes së Bashkisë me mbarimin e feudalizmit midis fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Te viti 1863 ëmri Vakaric qe i shtuar me specifikimin “Albanese”. |