Gjitonia


Panorama Katundi ka një formë rrethore me qendrën tek rahji, një ngjatje ka jugu, gjatë udhën e Shën Kollit, dhe një vend më i ulët, ka drehjimi, ku dhjetë vjetësh pas luftës së dytë botërore u zhvillua Katundi i ri. Udha më e gjerë, Udh’ e Rea, shkon ndë mes të katundit. Ka kjo udhë, nga rrugë hapet gjithmonë mbi Sheshe, karakteristikë të gjitonivet, tue ëmëruar vendin kështu si do toponomastika arbëreshe. Këto janë toponime tradicionale çë kujtimi vloi njera sot: ka Kriqëzit, ka Lloxhëzit, ka Kallvari, ka Shën Kolli, ka Kroi i Vjeter, ka Voshku Kroit, ka Udh’ e Rea, ka Qisha, ka Rahji, ka Sheshi i Kumënit, ka Katundi i Ri, ka Mendullet ose toponime çë bin e mbanjin mend vendet e Mëmëdheut: Shën Kolli, Udha Skanderbeg, Udha Shqipëria…

 

PalazzoQëndra historike e Vakaricit u zhvillua tundu tundu Qishës kur grupet e Arbëreshëvet, çë u kishin shehur këtù, u pundartin. Afër Qishës janë shumë pëllese zotërime çë burtonjën se tek katundi fuqia nëng ish ndër duart e një zoti të vetëm. Pëlleset më e vjetra kanë një tipologji të thjeshtë: një formë katrore, një portal guri çë jep mbi një atik me qiellin e hapët, lart dritare të vikërra tipike dhe, përjashta, anë të prera çë, njëherë, ndihëjin, gadhurët sa të shkojin.

 

TeranaAfër pëllesëvet gjënden terranet dhe shpitë me lloxhetët ku rrijin fëmilat çë shërbijin për zotrat. Këtò shpi ishin të stisura vet me një dhomë, katoqi, ose me një dhomë përsiper ku hyhej nëpërmes të një shkalle së përjashme, lloxheta. Mbrënda afër vatrës zhvillohej jeta e nga dita, mësegjithë ndë dimër.

 

VicinatoNdë verë punat bëhëshin jashtë, në fact, nga shpi kish përpara derës, furrin dhe sjetin guri, pse kështu gratë mund shërbejin, mund rrijin bashkë dhe mund ndihëshin njëra me tjetrën. Në fact, gruaja arbëreshe nëng kish të mbësonej atë çë dinej vet të bilavet të saja por dhe të bilavet të gjitonevet. Kjo strukturë arkitektonike, çë mbjidh një rrole shpish me sheshin e tij dhe, më parë, lidhnej vetat e gjitonisë, mësegjithë gratë, katundi e vlon edhe sot, dhe përfaqëson vendin ku gjitont zënjën raporte të bashkëpunimi, shoqërore dhe ekonomike, me gjitoninë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
Opzioni colonna

Comune di Vaccarizzo Albanese Via Croinusevet, 2 tel/fax 0983 84001

P. Iva 01103860787

 
HTML 4.01 Strict Valid CSS
Pagina caricata in : 0.092 secondi
Powered by Asmenet Calabria
 
 

Comune di Vaccarizzo Albanese Via Croinusevet, 2 tel/fax 0983 84001

P. Iva 01103860787

HTML 4.01 Valid CSS
Pagina caricata in : 1.112 secondi
Powered by Asmenet Calabria