Italiano

Calabria

Notizie non disponibili

RSS di - ANSA.it

Notizie non disponibili

Rito

 

Riti Bizantin-grek

Eparkia e Ungrës e themluar te viti 1919, ka papa Benedetto XV sa të ruani identitetin fetar arbëresh, mbjedh gjithë qishat arbëreshe të Italisë Jugore dhe mësegjithë atò të Kalabrisë nën juridiksionin e një peshkopi. Pasuria fetare e komunitetevet arbëreshe është e lidhur me Kostantinopollin dhe është e rregulluar ka një “Tipikòn“ i thënë i Kostantinopollit, për këtë, Liturgja bizantine, thërritur Liturgja Hyjnore, greqisht dhe arbërisht, pjot me kënge, gjeste dhe simbole, poka më e madhërishme dhe më e gjatë, ka shumë formulare (Shën Jani Krisostomo, Shën Vasili i Madh, Shën Xhakomi dhe Presantifikatet) dhe tre cikle festash: ato me datë të levizshme, ato me datë pandryshueshme dhe ato përjavshëm. Riti bizantin vlon çastet e liturgjisë latine, po ndërron strukturen: Kungata bëhet me bukën dhe me verën, Kungimi jipet me të dy llojetë. Pagëzimi, Kresma dhe Kungimi jipen pagëzuamit gjithë bashkë. Pagëzimi bëhët me të zhyturit nd’ ujë, Krezmen e jep zoti me valt e bekuar ka peshku. Martesa, në fund, është e ndarë në dy çerimoni solemne: shkëmbimi i unazavet dhe riti i kurorës. Riti bizantin-grek karakterizohet edhe për klerin e martuar dhe për elementet arkitektonike e qishës: absida, e drejtuar ka lindja ku lehet dielli, është e ndarë ka navata me ikonostasin (parmak druri i zbukuruar me ikona), autari ka një formë katrore me një baldakin. Zotrat (papàs), qellnjën një kopull të zezë “kalimafion” dhe zakonisht, mjekrën e gjatë.

 

Martesa

 

rito , vaccarizzo albaneseTe riti bizantin-grek Riti i Kurorës ka dy çaste solemne pjotë me përmbajtje mistagogjike: shkëmbimi i unazavet dhe kurorëzimi. Zoti bekon unazat dhe i vë te gjishti i unazës së dhjathtë së dhëndrrit dhe së nuses. Skëmbimi i unazavet, shenjë të besës dhe të detyrimit të përhershëm, është i përsëritur, për tri herë, edhe ka Famujt

 

matrimonio , vaccarizzo albaneseÇerimonia më e veçantë e Riti i Kurorës është kurorëzimi, vjen e me thënë urata çë jipet nuses dhe dhëndrrit çë kanë bënjën një fëmil të re. Ky ritual është i përsëritur ka zoti dhe ka famujit për tri hërë, tre simbolizon, në fact, Përsosurinë dhe Trininë, vazhdohet me këndimin e Epistulles dhe e Vangjelit

 dhe me çerimoninë e qelqit ku nusja e dhëndrri pin bashkë:

matrimonio , vaccarizzo albanese , rito zoti i dhuron për tri herë ca verë dhe ca bukë ose një cop viskot të ngjyer te vera, pra qelqi vjen i çarë. Ky gjest simbolizon lidhjen dhe pazgjidhshmërinë e martesës.

 

matrimonio Në fund të çerimonisë zoti sjellen për dorën nusen dhe dhëndrrin, bashkë me famujt, për tri herë rreth autarit. Levizja rrethore rrotul autarit, shenjë të gëzimit dhe të hares (valle e Isaiës), e shoqëruar ka kënga dhe himne liturgjike, pëfaqëson hyrjen në përmasën e përjetësisë

 

 

  

 


Ikonat
 
icone Te katundet arbëreshe, çë vluan identitetin fetar, bëhën edhe sot pikturat e ikonavet, mozaikë dhe piktura te muri, tue ndjekur normën ikonografike kretase-veneciane. Ikona, ka greqishtja "Eikòn“ shëmbëlltyrë ose figurë, është jo vetëm një zografi mbi një dërrasë, por përfytyrimin e Zotit Krisht, e Mëmës së Perendisë, e Shëjtravet ose skena të gjëllës së tyre. Ikona e konsideruar si teofani, është vend i pranisë së Shëjte ose si thonë teologët një dritarë mbi misterin. Teknika e ikonës e ndërliksur dhe e vështirë, lypen ikonografit një ndjenjë fetare shumë të fortë dhe një njohje të madhe të simbolizmit të përfaqësimit dhe domethënia e ngjyravet dhe të arit.

 

 

 

 

 

 chiesa , vaccarizzo albanese
Pasuria ikonografike e Qishës së Shën Merisë sëKostantinopollit
 
Vakaric te Qisha Shën Mërisë së Kostantinopollit gjënden ikona të Krishtit dhe të Virgjërës Odhigjitrje. Dy, me porosi të papàs V. Selvaggi, çë Stefano Armakolas pikturoi në vitet '70, mund konsiderohen të parët ikonë çë ai bëri për Eparkinë e Ungrës. Me karakteristikë bizantine është, edhe, Odhigjitrja të kamares së absides e pikturuar ka Antonio Altomare te viti 1954 me porosi të papàs S. Scura.

 

 

 
vaccarizzo
Shën Xhuzepa, Shën Frangjisku, Theotòkos, Glykophilusa dhe Krishti, janë ikonat çë Angela Marchianò realizoi tek e para gjymsë të vitet '90. Mund admirohen, në fund, edhe ikona e Shën Mërisë së Rruzarit dhe ikona e Krishtit Pantokrator kjo, e realizuar ka Josif Droboniku te viti 2005, zbukuron qiellin e qishës.

 

 

 

 

Java e Madhe
pasqua Java e Madhe përfaqëson ngjarjen më e madhërishme e kalendarit bizantin. Te kjo javë kujtohen, mejtohen dhe jetohen ngjarjet themelore të vdekjes dhe të ringjalljes së Krishtit. Tek riti bizantin, në fact, Java e Madhe është pjotë dhe e ndëndur me kënga sugjestive, me këndime dhe me lutje ç’ka të parët ditë (akoluthìe). Të parët ditë, pikërisht, janë të zotëruara ka figura e Krishtit Dhëndërr (Nimfios) me dhembjet dhe me lavdinë e Tij. E Mërkurja e Madhe është e dedikuar Dhënies së Valit të Shënjt si do skemen e menatës. Katër janë momentet
kryesore e mejtimit të Ënjtes së Madhe, menanet me Liturgjinë e Shën Vasilit të Madh, të larit e këmbëvet, darka e sprasme e Krishtit me institucionin e Misterit të Kungimit, lutja e Krishtit në Xhetsemanin dhe tradhtia e Judhës. Dhespër gratë e katundit zbukuronjën sëmburkun me qirinj, lule dhe grurë të bijtur. Në vend të tingujvet të kambanëvet (të lidhura) gjegjet të rrahurit e helmuar e “trokzavet”, vegla druri çë djalet bien për ndë katund. Mbrëmanet meshohet Pasjona Krishit me dymbëdhjetë Këndimet e Vangjelevet dhe pra momentin më i ndier, Lartësimi i Kriqit dhe Takimi i Shën Mërisë me Krishtin vdekur. Shërbesat e shëjte mbullihen me këngën e tradites, në gjuhën arbëreshe, së Jul Variboba “Kalimera e Pasjones“ dhe me ruajtjen e natës.

 

 venerdì santo , vaccarizzo albanese

 

 
Edhe e Prëmtja e Madhe është pjot me ngjarje mallëngjyese, menatet, kremtimi i Oravet të Mbëdha çë rimejtonjën gjithë Pasjonën e Krishtit sipas Vangjelevet. Pasmesditës kremtimi i dhespërit çë ripërshkon Pasjonën e Krishtit dhe Uljen mbi Varrin e Shënjt e Kurmit të Krishtit ka Kriqi i mbuluar me savanin. Mbrëmanet momenti kulmor është kur zoti këndon Enkomjet tue shprishur aroma mbi sëmburkun dhe mbi besimtarët kështu si bënë Miroforat mbi Kurmin e Krishtit dhe prëçësiona me Krishtin vdekur çë përshkon gjithë katundin. Mejtimi i të Shtunjes së Madhe analizon Varrimin dhe Zbritjen e Shpirtit Shëjt ndë Pisë, ka nxuar shpirtrat e drejtëvet, por çë menatet ndihet hareja e Ringjalljes. Gjatë Liturgjisë së Shën Vasilit, në fact, bëhet çerimonia më madhështore e kremtimit, Alliluia. Kënga është e përsitur ka besimtarët më se një herë, kurse zoti shprishen lule dhe fjeta dafne. Liturgja e Vijilljes dhe me atë Java e Madhe, mbullihet natën me lajmërimin e lavdishëm e Kristòs Anesti. Zoti dhezen një qiri ka qiriu i Pashkëve dhe i jep besimëtarëvet “Dritën çë nëng perëndon” pra tue trungullisur derën e qishës fjet me një besimëtarë (djallin) të mbullitur mbrënda kësaj dhe hyn tue kënduar “Kristòs Anesti” “Krishti u ngjall”.

 

 pasqua , vaccarizzo , albanese

 
Vakaric, si tek të tjerat katunde arbëreshe, në mjeznatë e së Shtunjes së Madhe te qaca, përpara qishës dhezet “Zjarri” çë rikujton ritin e “Dritës çë nëng perëndon” dhe fitoren e Krishtit mbi Vdekjes. Kësaj çerimoni është e lidhur tradita popullore, gjindja, në fact, sa dhezet “Zjarri”, vete pa folur te kroi i vjetër, mbjon grykën me ujë dhe kur priret te qaca e shtie mbi “Zjarrin” tue shprehur një dëshirë.

 

 
 

 

Bibliografi
De Leo P., Minoranze etniche in Calabria e in Basilicata, a cura di P. De Leo, CARICAL

Moccia D., Iconografia neo-bizantina nell’Eparchia di Lungro, Edizioni Il Coscile, Castrovillari, 2002

Mazziotti A., Il ciclo dell’uomo nella tradizione religiosa bizantina, Edizioni Il Coscile, Castrovillari, 2004

 

 
 

 

 

 
 
 
 
 
 
Opzioni colonna

Comune di Vaccarizzo Albanese Via Croinusevet, 2 tel/fax 0983 84001

P. Iva 01103860787

 
HTML 4.01 Strict Valid CSS
Pagina caricata in : 0.091 secondi
Powered by Asmenet Calabria
 
 

 

 

Comune di Vaccarizzo Albanese Via Croinusevet, 2 tel/fax 0983 84001

P. Iva 01103860787

HTML 4.01 Valid CSS
Pagina caricata in : 1.329 secondi
Powered by Asmenet Calabria