Të ngrënët - Bashkia e Vakaricit
Sommario di pagina
Të ngrënët
Kuçina tipike e katundevet arbëreshe e thjeshtë por e shijshëm, megjithëse qe e ndikuar ka sjelljet gastronomike e diktuara ka transformimi i shoqërisë sonë, qëndroj e lidhur me traditat, tue vluar shijat dhe ardurat e saja. Bashkë me nevoja për të mbetur gjallë të ngrënët ka, edhe, funksione rituale, në fakt, shumë përgatitje janë të lidhura me ciklin e vitit dhe me ciklin e jetës. Përveç kësaj, përgatitja e rezervat ushqimore përfaqëson, edhe sot, momentin kryesor e jetës familjare dhe shoqerore në katundet tona pse ngatërren jo vet fëmilat por gjirit dhe gjitonët çë ndihen njeri me të jetrin.
Gjatë vitit, dy janë momentet kryesore e dedikuara pasurimit të dispensës: përgatitja e prodhimevet me mish derku dhe përgatitja e kunxervavet me frutë vere dhe me vërdurë. Prodhimet me mish derku, ndë dimër, bëhen si një here në mënyrë rituale, gratë dhe burrat, në fact, kanë puna të caktuara. Vakaric, prodhimet me mish derku më të njohura dhe më të vlefshme janë: saucicet, supëstatet, kapkolt, përsutet, panxarelet dhe hjiromerët e përdoruar si koqisje për minestrat.
Parë se dimri bufeja e shpisë mbjohet me kunxerva pumbadhorje, me skëpixha (llumanxhana nën valt) dhe me marmellata. Adhè sot thahen fiqt, çë pra e mbjuar me mendulla ose me arra vinjën të pjekur te furri, (kruxhiqet); ca vlohen, pa faregjë mbrënda të këllara tek një kallmër (hjetët), dhe ca vlohen të aromatizuar me kanellë dhe me cukar të shprishur (fiq të bardhë). Parë se dimri vlohen, edhe, ullinjtë e zez dhe ullinjtë e gjelbër, dhe bëhet rezerva val ulliri dhe vere.


Comune di Vaccarizzo Albanese Via Croinusevet, 2 tel/fax 0983 84001
P. Iva 01103860787