Personazhet

Braiotta Nicolino

U le Vakaric ndër 19 fjevar 1839 dhe vdiq ndër 7 Shën Mërtir 1875. Student tek Kullexhi i “Shën Adrianit” në Shën Mitër u rekrutua me ushtrinë e Gariballdit (“Mille”) dhe qe nëntoger të një kompanie së 51 Vakariciotëve çë luftoi njera tek beteja e Vollturnit.

 

Cumano Salvatore

Personazh i lidhur me lajmet e reja çë kishin ardhur ka Franca pas Rivolucionit Francez. Salvatore Cumano dhe Vakariciotët, çë ishin akoma vartësit e Dukës të Kurlanës, pas shpërthimit të Revolucionit, me ardhjen e Francezët, lartësuan Pemën e Lirisë. Kur Francezët u larguan, hordhitë e Kardinalit Ruffo, të ngarkuara sa të sillëjin fuqin ndër duart e Borbonëvet, ndër 17 mars 1799, vranë dhe thertin Salvatore Cumano tek shtrati e tij. Legjenda çë zë fill ka ky ekzekutim barbar, thotë se Salvatore Cumano, tue vdekur, vuri dorën e lyer me gjak mbi murin e dhomës gjumi së tij dhe lëreu një shenjë e pashlyeshme për mot e mot.

Dramis Antonio

U le Mbuzat te viti 1928 dhe prana erdh Vakaric ku vdiq te viti 1905. Qe i dekuruar me një medalje ari të trimërisë pse kish luftuar me ushtrinë e Gariballdit (“Mille”) njera tek beteja e Vollturnit

Aloisio Elmo

Qe arka e Dukës të Kurlanës, krijoi “Pio Monte Laicale”, vjen më thënë një shpi sa të ndihnej vajzat e katundit. Në fact me pjesën më e madhe e pasurivet të tija, bëri një fond për pajën e vajzavet të nëmura të katundit çë kish të martohëshin.

Elmo Vittorio

U le Vakaric te viti 1924 dhe vdiq Romë te viti 1999. Studiues i historisë së Pakicavet gjuhësore arbëreshe botoi : “Gli status dell’ arcipelago minoritario”- 1990, “Le idee dell’Illuminismo nel pensiero degli Italo-Albanesi alla fine del XVIII secolo” – 1992, “Pasquale Scura Ministro Arbëresh ”- 1994, “Proprietà e possesso nella società contadina arbëreshe. Genesi e trasformazione strutturale dei beni collettivi di Vaccarizzo Albanese” – 1997, “Le grandi anime della piccola patria arbreshe. Macchia, S. Cosmo, S. Demetrio, S. Giorgio, S. Sofia d’Epiro, Spezzano, Vaccarizzo” – 2003.

Librandi Vincenzo

U le Vakaric ndër 7 mars 1867. Studiues i gjuhës dhe i traditavet atdhetare botoi në Milan: “Grammatica Albanese con poesie rare del Variboba“ në e folmen e Vakaricit - 1897 – 1928 dhe “Albanese d’Italia” -1928.

Antonio Scura

U le Vakaric ndër 24 shtator 1872 dhe vdiq ndër 24 tetor 1928. Mësues i skollës fillore qe, prana, mësues dhe Zëvendës Rektor i Kullexhit të “Shën Adrianit” në Shën Mitër. Poet, shkrimtar dhe kultor i traditavet arbëreshe botoi “Gli Albanesi d’Italia e i loro canti tradizionali” - New York 1912.

 

Pasquale Scura

Personazh i shquar i lidhur me lëvizjet e Risorxhimentos për çlirimin e Mbretërisë së Napulit. U le Vakaric ndër 24 prill 1791. I nisur në karrierën gjyqësore, qe Gjyqtar në gjykata të ndryshme. Pat një fat i lig kur u bashkua me “Circolo Costituzionale Lucano” te viti 1848 dhe kallëzoi priftin Vincenzo Peluso, pasues i Borbonëvet. Për këto motive politike qe i shkarkuar ka çdo punë dhe pat të iknij jashtë ka Rregjëria, sa të reshtnij filaqinë pat të mërgohej në Gjenovë dhe pra në Torino. Pas “Vittoria dei Mille”, u prur në Kallavri ku zu detyra të ndryshme dhe të rëndësishme nën Qeverinë e Gariballdit. Qe “Ministro Guardasigilli” dhe diktoi formulimin e Plebishitit të Bashkëngjitjes së Mbretërisë së Napulit me Mbretërinë e Italisë. Vdiq Napul ndër 13 janar 1868. Në kujtesën e tij, tek katundi, qe ëmëruar një udhë dhe Skolla e Mesme. Te viti 1911, mbi fasadën e Pllasi të Kumënit, çë ahirna ish selia e Bashkisë, Vakariciotët vunë, edhe, një pllakë përkujtimore.

 

 

Giuseppe Faraco

U le Vakaric me 1938 dhe frekuentoi kullexhin italo-grek në Romë. Emëruar famullitar në Shën Mitër me 1964, ai u kushtua këtij aktiviteti me shumë pasjon, përveç kësaj qe , edhe, gazetar dhe mbrojtës i kulturës arbëreshe.
Zoti Giuseppe Faraco themeloi, në fact, revistën e rendësishme ”Zjarri” me të cilën bin e njohu gjithparu kulturën tonë. Afër revistës çë qe, poka, shumë popullore jo vetëm në Itali, u botuan edhe “Radhonjtë e Zjarrit”, këta, bashkë, qenë një tribunë të konsiderueshme për përhapjen e historisë, e letërsisë dhe e kulturës arbëreshe. Vakaric hapu, edhe, një bibliotekë private ç’është e vlefshme, edhe sot, për botën arbëreshe, biblioteka “Filomena Faraco” ka ëmërin e së motrës çë kish vdekur parmotshme. Pas vjet çë Zoti Faraco u kustua, me dashuri dhe me zell mësimit, vdiq gjithnjëherje me 2 Shën Mërtir 1998.

Giorgio Marano

U le Vakaric me 20-vjesht-1937, pas studimet tek Kullexhi i Shën Mitrit frekuenton Seminarin i Grotaferratës, por pas Luftës Botërore së dytë ka të lëren Seminarin. Kur mbjidhet ndë katund studion prej mjeshtri Kosenxë dhe mbëson në Skollet Fillore të Vakaricit. Për 42 vjet mban këtë rol me pasjon dhe me kompetencë tue ndihur formimin kulturor dhe njerëzor e lindjeve të tëra. Kryetar nga viti 1955 njera viti 1970 bashkëpunon për zhvillimin social dhe ekonomik e katundit. Në këta vjet, mbëson me pasjon dhe, si studiues i shquar i gjuhës, i historisë dhe i zakonevet të katundit, dëshiron ndërhyrjen e autoritetevet për të mësuar arbërisht në skollet, në fact, Seksioni i Arsimit të Kosenxës i jep detyrën për tetë vjet. Në këtë kontekst mbami mend: dy mbledhje shaptilografuar me lajme historike, rregulla gramatikore, përrallëza, vjershe mbi katundin, bashkëpunimet e tija me revistat Zjarri, Zgjimi, Vatra, Katundi Yne, Jeta Arbëreshe, lidhjet me Universitetin e Tiranës dhe ndërhyrjet mbi revistën Djalektologjia Shqiptare. Punimi i tij i fundit “Vaccarizzo Albanese comunità albanofona della provoncia di Cosenza (dalle origini ai nostri giorni)” qe i botuar pak muaj pas vdekjen me 09 janar 2008.

Bibliografi

Marano G., Pasquale Scura nel bicentenario della nascita (1791 – 1991), a cura di G. Marano del Circolo culturale “P. Scura”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Comune di Vaccarizzo Albanese Via Croinusevet, 2 tel/fax 0983 84001

P. Iva 01103860787

HTML 4.01 Valid CSS
Pagina caricata in : 3.665 secondi
Powered by Asmenet Calabria