Muzeu i Veshjes - Bashkia e Vakaricit
Sommario di pagina
Muzeu i Veshjes dhe i Arëvet Arbëreshë
Tek Pëllasi i Kumënit, më i vjetëri i katundit, sot ka seli, Muzeu i Veshjes dhe i Arëvet Arbëreshë e përgatitur ka Administrata e Bashkisë së Vakaricit dhe ka Papàs Giuseppe Faraco te viti 1984. Pëllasi mbjedh, sot, në sallat e gjera dhe e ndrequra, ekspozitën e përheshme e kostumit nuseje, e kostumit të dytë dhe e kostumit për nga dita e dica Bashkësive Arbëreshe. Bashkë me kostumin e Vakaricit mund admirohen, në fact, kostumet e Farnetës, e Shën Benedhitit, e Frasnitës, e Shën Mitrit, e Shën Sofisë, e Spixanës, e Horës së Arbëreshëvet dhe e Shkodrës.
Pamje fotografike e Arëvet Arbëreshë
Tek Pëllasi i Kumënit mund admirohet edhe një Pamje fotografike e Arëvet Arbëreshë. |
Festë Popullore e Veshjevet Arbëreshe
Simbjet u mba manifestimi XXIII. Shfaqja është një ndodhje për promovimin dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore së katundit. Në tri ditë festash organizohen, kuvende, ekspozita dhe parakalime të kostumevet së traditës së shumë katunde të Arbërisë. Mbrëmanet këngët, muzikat dhe vallet arbëreshe e grupevet dhe ngjërim i të ngrënët tipik.

Petku i përdorur për këto kostume ish, lesht për të nëmurat, pumbakun, liun dhe mëndafshin për të bëgetët, petk shumë herë të prodhuar me argalinë mbë shpi, kështu si kostumet çë ishin të qepura me ata. Te shekulli XVIII gjendjet ekonomike dhe shoqërore e ndryshme i dhanë Arbëreshëvet mundësinë sa të bin e qepëjin kostumet ka mjeshtrat e katundit. Këta i vlerësuan dhe ndërruan cilësinë, punimin dhe shumicën e qëndimavet tue përdoruar petk më të vlershëm, të laminuar me ar, vulltin, etj. çë vinej ka Napuli, qendër e përhapjes kulturore për katundet arbëreshe si për gjithë Jugun e Italisë.
Stolitë |
Ditën e martesës nusja veshej me Stolitë. Linja këmishë, liu ose pumbaku të bardhë e zbukuruar me një mbërrlletë të bërë tek gërsheu ose tulli, ish e mbullitur ka petila me qëndisje. Mbi linjës, nusja vënej xhipunin llastri - e laminuar me ar në ngjyrën e cohës, ngjyrënenë. Xhipuni llastri kish edhe, dorëzat, anat dhe krahët e zbukuruar me galune ari. Shumë të bukura ishin sutana razi dhe coha llastri me qika të ndëndura të bëra me avullin. E para ish razi të kuq të laminuar me ar dhe me galune ari, e dyta e vënë mbalë kësaj ish mëndafshi, zakonisht ngjyrëtrëndafil, edhe këtë të laminuar me ar dhe me galune ari. Nusja sa të burtonej sutanën razi ngrënej cohën llastri përpara dhe e mbërthenej praptë. Tundu tundu mesit lidhnej, një brez, pandera e dekoruar me fij ari ose argjendi me mbylljen drejtkëndore e vënë mbi barkun dhe e qëndisur me zbukurime si kezën mbulesa-tupi. Këto elemente ishin të dyja shenjë se gruaja ish e martuar.

Pjotësojin Stolitë: pani razi ngjyrënenë me galune ari i sjellë mbi krahët, tuvala treni ose ari dhe tuvala tulli të kuq çë mbulonej kryen dhe faqen e nuses, kollocjetët pumbaku të bardhë të bërë me hekurëzit dhe këpucët e bëra me petkun e cohës llastri. ![]() Kostumi i dytë ![]() Kostumi për nga dita ![]() Veshja ndër të zeza |
Bjerrja e një të afërm ish shumë e ndier ndë katund. Në veçanti, gratë çë birjin të shoqin, ditën e varrimit, veshjin stolitë por mbulojin cohën me një vandizin të zi dhe lesht e zgjidhur me një skamandil edhe këtë të zi. Të tjerat ditë, dhe njëherë për gjithë jetën, gruaja veshej e tërë ndër të zeza për shenjë zije, vet linja ish e bardhë por pa mbërlletë. Pjotësojin veshjen edhe facëlletuni, skamandili, kollocjetët dhe këpucët të zez.
Bibliografi
Elmo I. – Kruta E., Ori e Costumi degli Albanesi, vol. I-II-III, Edizioni Il Coscile, Castrovillari, 1996.
Comune di Vaccarizzo Albanese Via Croinusevet, 2 tel/fax 0983 84001
P. Iva 01103860787